Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Lelin, i cili u kap nga policia duke grabitur një kazino në kryeqytet.
Masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë ditën e sotme, ku para dogave të zeza, Leli mësohet të ketë thënë se krimin e kreu për tu hakmarrë ndaj lojërave të fatit.
“Atë ditë sapo kisha humbur 100 mijë lekë duke luajtur në kazino, nuk doja të vrisja asnjë, doja vetëm të merrja paratë që kisha humbur e për këtë krim jam i penduar”, ka thënë ai.
Me këtë dëshmi para togave të zeza, Leli ka pranuar dhe armëmbajtjen pa leje, krime për të cilat rrezikon 10 vite burg.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ku Leli grabiti një kazino tek Zogu i Zi, dhe pas tentoi që të grabis dhe një tjetër, por u arrestua nga polcia./a.m.