“Coca-Cola” konfirmohet si marka më e shitur në botë edhe për këtë vit, duke lënë pas me një distancë të largët rivalët. Studimi i përvitshëm i Kantar Worldpanel klasifikon 50 markat më të përhapura në Botë, duke nxjerrë edhe listën e 10 vendeve të para.
Renditja bëhet duke llogaritur se sa familje blejnë një markë të caktuar nëpër Botë dhe sa shpesh e blejnë atë. Studimi mbulon 74% të popullsisë globale në 44 vende të ndryshme.
Në vend të dytë renditet “Colgate”, duke u konfirmuar edhe këtë vit në të njëjtin pozicion. Medalja e bronzit shkon për “LifeBuoy”, që tregton produkte të higjienës së shtëpisë dhe asaj personale.
Kompania është mjaft e përhapur në vendet e Lindjes së Mesme dhe Indonezi, pra vendet që kanë një popullsi në shumicë myslimane. “Lays”, “Pepsi” dhe “Nescafe” renditen respektivisht në vendin e 5-të, 6-të dhe të 7-të.
Lays që kontrollohet nga Pepsi ka rritur tregun me 25 milionë familjarë gjatë këtij viti. “Knorr” dhe “Dove” mbyllin listën e dhjetë markave më të shitura në Botë.