Aktorja e famshme Angelina Jolie është parë shumë e hareshme së bashku me tre fëmijët e saj në Colorado. Jolie, që u nda nga Brad Pitt në shtatorin e vitit të kaluar, u argëtua me binjakët Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën Shiloh, 10 vjeç, shkruan Daily Mail.
41 vjeçarja ishte në një formë të mirë pasi është fotografuar duke ecur në një mot të ftohtë të veshur në të zeza dhe me pallto që kishte kapelë për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Në anën tjetër, raportohet se Pitt ka përjetuar “sezonin më të keq të festave” në jetën e tij.
“Ankthi i Brad është i dukshëm tani. Ai dëshpirimisht ndien mungesën e fëmijëve në Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Vizitat e mbikëqyrura janë një ferr për të. Ai ka shpërthyer në vajë disa herë, atij nuk i vjen turp të qajë më”, ka thënë një burim i Daily Mail.
Raportohet se aktori kishte takuar në ditën e Krishtlindjeve pesë nga fëmijët e tij në Los Angeles, ndërsa djali i tij Maddox nuk kishte dashur që ta takojë atë, përgatiti Koha. (b.an)