Eshtë publikuar edhe një tjetër fotografi, që i përket agresorit të dyshuar i cili ndërmori sulmin terrorist në Ortakoi të Stambollit ku humbën jetën 39 persona, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të ndodhur në një klub në Ortakoi të Stambollit, Zyra e Luftës kundër Terrorit pranë Prokurorisë së Stambollit ka nxjerrë një tjetër foto të agresorit të dyshuar, ku ai duket më qartë.
Fotografia, që është marrë nga kamerat e sigurisë, tregon më qartë pjesët e fytyrës së agresorit dhe trupin e tij.
Nga ana tjetër njoftohet se policia turke është duke vijuar operacionin për kapjen e autorit.