Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviç dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, general Ljubisha Dikoviç kanë pritur natën e Vitit të Ri 2017 bashkë me ushtarë, por me disa ushtarë të veçantë.
Dikoviq është i dyshuar për krime lufte në Kosovë, sipas Natasha Kandiqit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Dikoviq është përgjegjës për masakrat në Rrezallë e Çikatovë, pasi ushtarët e tij kanë bërë këto masakra. Ai kishte ardhur në Kosovë për një takim me KFOR-in, e kjo gjë kishte shkaktuar irritim të madh tek qytetarët e vendit duke e kritikuar këtë ardhje, transmeton Koha.net.
Atë kohë edhe gazeta Koha Ditore kishte bërë një numër special të quajtur “Dosja Dikoviq”, ku në ballinë shihej gjenerali serb e në prapavijë viktimat e këtyre masakrave, të pasuar me rrëfime edhe të banorëve që edhe sot kanë kujtimet nga ajo masakër.
Natën e vitit të ri ai e priti me ushtarët që kishte zgjedhur, ata të batalionit që kujdeset për zonën e sigurisë në kufi me Kosovën.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë thuhet se në atë mbrëmje u shpalos edhe plani i veprimit të ushtrisë serbe për vitin 2017, përgatiti Koha. (b.an)