Nuk arritët të provonit adrenalinën e udhëtimeve për festat e ndërrimit të viteve? Nuk ka asnjë arsye pse të mërziteni. Ka edhe një mundësi tjetër për të udhëtuar, madje më lirë nëse zgjidhni të udhëtoni pas festave, në janar. Çmimet janë ndjeshëm më të ulëta. Nuk është aspak ide që mund të anashkalohet. Ja një listë e desinacioneve low cost për këtë periudhë të vitit nga Momondo.
- Balcelona
Hotelet në Barcelonë ofrojnë në këtë periudhë qëndrime me 9 euro për natë. Mund ta kaloni ditën duke bërë shumë gjëra falas dhe një mal me ushqime për të shijuar.
Nuk është më i liri, por është nga ato destinacione që duhet të jenë patjetër pjesë e listës suaj. Pallati Guell, shtëpia Batlló dhe Sagrada Familia janë nga ato site që të ofrojnë emocione të veçanta. Në janar, Barcelona është ekonomike, prandaj mos u mendoni dy herë dhe zgjidhni të fluturoni drejt këtij vendi. Nga aeroportet fqinje me Shqipërinë mund të gjeni oferta vërtet ekonomike.
- Lisbona
Nuk është edhe aq e ngrohtë në ditët e dimrit, por në klasifikimin që ka bërë Momondo ka fituar dy vende. Mesatarja e temperaturave është 16 gradë Celsius.
Arsyeja tjetër është se Lisbona është tejet ekonomike në janar. Një nga të paktat të tilla në Europë.
Hotelet në Lisbonë ofrojë akomodime që nisin nga 13 euro për person. Një çmim i mirë, apo jo?
Ky qytet pëlqehet për rrugët me ngjyra, të këndshme, për njerëzit mikpritës, të sjellshëm e të qeshur.
Edhe lokalet ofrojnë çmime relativisht të ulëta në janar.
Mund të zgjidhni të shijoni një pije, pasdite në Pharmacia për një përvojë unike, një mbrëmje diku midis Hipster dhe Principe Real duke zgjedhur mes Pavilhao Chinês dhe Pensão Amor (ose ndoshta të dyja bashkë).
3.Budapest
Jeni lodhur nga qëndrimi në divan? Tripadvisor ju këshillon që të lini pas rutinën dhe të investoni në një udhëtim me kosto të ulët.
Budapesti mbetet një nga qytetet e popullarizuara për bukurinë e tij, urat dhe historinë. Cilësohet si “Parisi i Lindjes”. Në fakt, është qyteti i duhur për ata të cilët duan të bëjnë pushime ekonomike pa hequr dorë nga cilësia.
Nëse doni ta bëni të vlefshëm udhëtimin tuaj, atëherë mund të frekuentoni edhe banjat termale. I bëjnë pushimet tuaja më unike. Çmimet? Banjat Szechenyi kanë oferta Spa që fillojnë nga rreth 20 euro.
Ndërsa mund të akomodohemi për 7 euro
- Londra
Lini mënjanë origjinalitetin dhe të shkoni në Londër. Natyrisht nuk është një qytet i lirë, por ka shumë gjëra që mund të bëni me fare pak para ose edhe falas.
Nëse në pushimet tuaja të janarit në Londër dëshironi të shijoni një shfaqje cilësore, atëherë ja disa këshilla sesi mund të kurseni për biletat në West End.
Gjithashtu mund të argëtoheni duke shëtitur në Tate Modern, të vizitoni Royal Albert Hall, të hani Fish and Chips si dhe të pini birra.
Nëse doni të bëni foto nga lart dhe të shijoni panoramën, atëherë keni 10 vende ku mund ta bëni këtë.
Hotelet në Londër në këtë periudhë mund të ofrojnë çmime akomodimi duke filluar nga 26 euro.
Por, nëse keni qenë në të gjitha këto vende, atëherë lini të lirë fantazinë, zgjidhni fluturimet me kosto të ulët, bëni gati valixhet dhe shijoni udhëtimin tuaj dimëror.
Monitor