I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj klubit të natës “Reina”, natën e Vitit të Ri në Stamboll, ku u vranë 39 persona.
Në një komunikatë, ISIS tha se sulmi u krye nga një “ushtar heroik”, transmeton Express.
Të paktën 600 persona po festonin në orët e hershme të së dielës në klubin e natës “Reina” në Stamboll, kur një person i armatosur filloi të qëlloi me armë pa dallim.
ISIS-i është fajësuar për sulmet më të fundit në Turqi, e cila është duke ndërmarr veprime ushtarake ndaj këtij grupi terrorist në Sirinë fqinje, përgatiti “Express”. (b.an)