Duke e quajtur vitin qe sapo hyri vitin e suksesit historik te shqiptareve, avokat Spartak Ngjela shkruan se politika amerikane do te denoje pa meshire bandat Berisha-Meta dhe vendi do te clirohet.
“Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha – Meta, sepse këto banda janë orientale”- shkruan ai ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Ngjeles
Erdhi koha për shqiptarët që t’i mundin përfundimisht hordhitë e brendshme abuzuese. Viti 2017 do të jetë viti i suksesit historik shqiptar.
Historia ka qenë gjithmonë e kursyer me ta, sepse shqiptarët hynë vonë dhe fare të vetëm në rrjedhën e qytetërimit Europian. Shqipëria duhej të ishte një shtet i madh shqiptarësh, por lindi shumë i vogël, dhe shqiptarët rritën padrejtësisht territoret e fqinjëve.
Por, megjithatë, Shqipëria mbijetoi deri më sot me vuajtje të tejskajshme shoqërore: me varfëri dhe me izolim, me diktaturë dhe me vjedhës të pasurisë kombëtare. Por ja që mbijetoi. Tani, këti vit, fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut.
Shqiptarët nuk i ndëshkuan dot krimet e diktaturës çnjerëzore hoxhiste në Shqipëri, por koha e solli që të ndëshkojnë abuzimin e këtyre banditëve që kanë drejtuar Shqipërinë në të paktën 20 vjet. Nuk kanë shpëtim.
Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha – Meta, sepse këto banda janë orientale.
Shqiptarët, duke goditur Berishën do t’i vënë përfundimisht dërmën orientit kriminal shqiptar. Kot lodheni o të mjerë! Gjithçka është e vendosur nga koha.
Koha nuk të fal kur e ke kundër vetes. Gënjeshtra “Sali” do të varroset përfundimisht në Shqipëri. Këta dy muaj do të jenë muajt e festës shqiptare; gezimi popullor dhe funerali i hajdutërisë shtetërore shqiptare do të ecin paralel.
Spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar, pritet të jetë një shfaqje historike që do t’iu vlejë brezave të ardhshëm në rregullimin e trajektores së vendosjes së moralitetit në Shqipëri. Moralitetit do të vendoset.
Shqipëria territoriale, keni për të parë, ajo do të jetë më e fortë se kurrë. Tetë milionët e shqiptarëve të Ballkanit do të fillojnë domosdoshmërisht fermentimin e tyre real kombëtar. Ngjarjet e Maqedonisë e provuan këtë. Nuk ka rrugë tjetër. Viti 2017 pritet të jetë viti i shqiptarëve në Ballkan.