Pas Marjan Levantit, që u bë progatonist i një plagosje të trefishtë duke qëlluar me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin, një tjetër skandal është regjistruar në Policinë e Tiranës.
Është mamaja e Marian Levantit, Afërdita Levanti 59 vjeç e cila ka denoncuar në polici ish-krushkun Ferit Kocaqi.
Sipas kallëzimit të saj, 73-vjeçari ka bërë veprime të turpshme me nipin e tij të mitur 9-vjeçar.
Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 73-vjeçarit Ferit Kocaqi. Para disa javësh, Gjykata ndaloi gjithashtu 59-vjeçaren Afërdita Levanti që t’i afrohej nipit.