Dita e parë e vitit është bërë traditë të jetë e qetë. Vizitat tek familjarët duket se po u lënë vend shëtitjeve, për të tretur kaloritë e një darke të bollshme.
Festa e ndërrimit të vitit i le vend qetësisë së mëngjesit.Dita e parë e vitit në kryeqytet është bërë traditë të ketë shumë pak trafik
Dita me diell, e rrugët e pastra kanë krijuar mundësinë për ndonjë shëtitje, apo kafe mes familjareve.Tradita e vizitave për urimin e vitit të Ri tek të afërmit është zbehur. Kujdesi për veten po merr më shumë rëndësi, veçanërisht për moshat e mëdha.Por ka nga ato familjarë të rinj, që nxitojnë tu japin urimin prindërve të tyre.Për këtë beson, vajtja në kishe familjarisht është si nisja e një rrugëtimi të mbarë për vitin./ABC