Këngëtarja amerikane, Mariah Carey doli e zhgënjyer nga performanca e saj në “Times Square” për Vitin e Ri, që shkaktoi pakënaqësi kryesisht për shkak të jehonave teknike, duke pranuar sot në një mesazh në “Twitter” se shpesh herë është zhgënjyese.
Mariah Carey po zhvillonte një performancë disa minuta para se të ndodhte shpërthimi tradicional i topit në sheshin e famshëm njujorkez, ku rreth një milionë persona ishin mbledhur për të festuar hyrjen në vitin e ri.
“Ndonjëherë, ta shpif”, shkruante ajo në “Twitter”, e shoqëruar nga emocione zhgënjyese.
“Një vit të mbarë dhe të shëndetshëm për të gjithë! Ja diçka për të bërë më shumë tituj në vitin 2017”, vazhdon ajo.
Diva amerikane u përball, gjatë shfaqjes në skenë, me shumë probleme teknike, kryesisht një mospërputhje mes muzikës dhe zërit të saj. Ndërsa kur po interpretonte këngën “Emotions”, ajo duket sikur dorëzohet, ndalon së këdnuari, me dorën në hije.
Performanca e saj ka shkaktuar shumë humor në rrjetet sociale, madje disa shpreheshin se “2016-ta bëri edhe viktimën e fundit, karrierën e Mariah Carey”.