Operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe policise italiane e Guardia di Finanza, sekuestrohen rreth 400 kg marijuanë në veri të Otrantos.
Pas sinjalizimit të Policisë së Shtetit, mëngjesin e ditës së sotme në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finannza se Pulias (GdF) ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë.
Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët per disa ore.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.