Nata e ndërrimit të viteve ishte fatale për një burrë shqiptar në moshë të thyer i cili jetonte si emigrant në Itali.
Shqiptari 74-vjeçar, gjeti vdekjen tragjikisht mbrëmë në orën 18.00 në rrugën Brigata Basilicata, në Bassano të Italisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë lokale.
I moshuari ishte duke kaluar rrugën kur një makinë e përfshiu nën rrota duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
I plagosuri u dërgua në urgjencën spitalore por ai kishte ndërruar jetë.
Policia në vendngjarje tha se kreu veprimet hetimore lidhur me rastin.
Makina Fiat Bravo mësohet se drejtohej nga një emigrant afrikan i cili u shoqërua lidhur me ngjarjen.