Media turke ka arritur të marrë prononcimin e pronarit të klubit të natës, i cili pohon se forcat speciale turke s’e parandaluan dot sulmin pavarësisht informacioneve të CIA-s. “Hurriyet”-it citon Mehmet Koçarslan, pronarin e Reinas, klubin e njohur të famshëm të natës në Stamboll.
“Bastardët që hynë brenda kanë arritur e qëlluar me breshëri kallashnikovi. Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë. Gati për një periudhe kohore prej dhjetë ditësh këtu morrëm masa shtesë mbrojtjeje, përshirë edhe rritjen e sigurisë nga ana detare. Çfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi mu para syve tanë,” tha Koçarslan.
Një terrorist i veshur si babagjysh i Vitit të Ri dyshohet se sulmoi me armë automatike një klubin e natës Reina në brigjet e Bosforit duke vrarë 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj.
Problemi i madh është tani pse nuk reagohet në kohë dhe detaje të sulmit, kanë ngritur pikëpyetje mediat e huaja. (b.an)