Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar sot mesazh ngushëllimi homologut të vet turk, Recep Tayyip Erdogan, për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll.
“Është e vështirë ta parafytyrosh një sulm më cinik se t’i vrasësh civilët gjatë festimeve të Vitit të Ri,” thuhet në mesazhin e Putinit, njofton Kremlini, përcjell Express.
“Megjithatë, terroristët nuk kanë vlera morali. Detyra jonë e përbashkët është ta luftojmë agresionin e terroristëve,” thuhet më tej në mesazh.
Rusia dhe Turqia janë garantuese të përbashkëta të armëpushimit në Siri, i cili filloi këtë të premte, edhe pse të dyjat i përkrahin palët e kundërta në konflikt. (b.an)