Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez “Chicharito”.
Mediat angleze shkruajnë se tekniku italian është i vendosur për të blerë një sulmues të ri në janar.
Conte synon ta forcojë repartin e sulmit, në mënyrë që të gjejë një partner të denjë për Diego Costan. Thuhet se në krye të listës së Contes është sulmuesi meksikan, i cili po bën sezon të mirë me Leverkusenin.
Blutë e Londrës janë gati t’i investojnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili duket se do të rikthehet në Premier League.
Në anën tjetër, Conte është duke e vëzhguar edhe sulmuesin e Swanseas, Fernando Llorenten, me të cilin Conte ka punuar tek Juventusi, citohet Express. (b.an)