Presidenti Thaçi vlerëson edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehet se Kosova ka arritur marrëveshjes e parë në vitin 2013 për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën siç thekson ai, Kosova është duke e implementuar.
Ai shtoi se kanë arritur të implementojnë shumë marrëveshja, ndërsa disa të tjera janë në proces.
“Mendoj se jemi në një rrethanë të re kohore dhe të zhvillimeve të reja që kërkojnë një dinamikë dhe avancim të procesit në nivel politik në mënyrë që të fillojmë një dinamikë që do të çojë drejt një fqinjësie të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe një pajtimi ndërshtetëror edhe në mes të popujve tanë”, vlerësoi Thaçi, në një intervistë nga Turqia për Anadolu Agency.
Sipas presidentit Thaçi, paqja dhe pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqe, stabilitet dhe pajtim në të gjithë rajonin, përgatiti Koha. (b.an)