Dy vajza nga Durrësi janë shpallur të zhdukura nga policia e qytetit bregdetar. Mësohet se minorenet të moshës 17 dhe 14-vjeçare, motra midis tyre, janë larguar nga banesa prej disa ditësh.
Sipas policisë, ato janë S.P. 17 vjeçe, dhe E.P. 14 vjeçe, banuese në Durrës.
Denoncimi për zhdukjen e tyre u bë nga nëna e vajzave.
“Më datë 30.12.2016, ora 14:00, ka bërë kallëzim shtetësia M.P. 43 vjeçe, pasi më datë 28.12.2016, i janë larguar nga banesa vajzat.”-, – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./a.m.