Ambasadori amerikan DOnald Lu ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Ashtu siç është bërë traditë ambasadori zgjedh të komunikojë drejtpërdrejt me shqiptarët në faqen e facebook-ut të ambasadës ku ai thotë se mbetet i hapur nëse ka ndonjë pyetje për vizat deri në momentet e fundit. Lu e shoqëron postimin me një kartolinë të veçantë.
Urimi i LU
Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm!
Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen.
Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem mekënaqësi në komentet më poshtë.
Gëzuar!
/a.m.