Nga data 1 Janar 2017 hyn në fuqi taksimi me 8 lekë për litër i produktit gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh.
Drejtoria e Doganave njofton se të gjitha subjektet që nuk paguajnë akcizën për gazin si dhe ato që nuk deklarojnë gazin stok në magazine do të bllokohen. Gjithashtu të gjitha subjektet që tregojnë gazin me shumicë nuk do lejohen ta shesin pa paguar më parë detyrimet e akcizës.
Këto subjekte duhet të marrin statusin e Depozituesit të Miratuar në Degën Doganore të cilin duhet ta dorëzojnë dokument pranë Degëve Doganore brenda datës 31 dhjetor 2016. Këtij vendimi nuk i shpëtojnë as subjektet tregtare që kanë produktin gjendje në magazinat e tyre, ayre u lihet afat deri më 9 janar 2019 që të depozitojnë stokun e produktit raporton shqiptarja. Të gjitha subjektet që kryejnë blerje dhe shitje të gazit pa paguar detyrimet e akcizës do të bllokohen dhe kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në plotësimin e kushtëzimeve ligjore nga ana e subjekteve të bllokuara./a.m.