Nuk kanë të sosur rastet e dhunës në familje. Një 37-vjeçar nga Korça u arrestua nga policia pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje”./a.m.