Luftime mes forcave të regjimit sirian dhe grupeve rebele kanë shpërthyer sot pranë Damaskut, pavarësisht armëpushimit të respektuar që prej mesnatës në Siri, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Për momentin nuk dihet se cila nga palët ndërluftuese kishte filluar e para luftimet në rajonin Wadi Barada në veriperëndim të kryeqytetit sirian”, theksoi OSDH-ja.
“Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën si përgjegjëse”, sipas të njëjtit burim.
“Luftimet filluan dhe vazhdojnë pranë dy fshatërave në rajonin Wadi Barada dhe shoqërohen nga sulme ajrore të zhvilluar nga helikopterë kundër pozicioneve të grupeve rebele dhe të Fateh al-Cham (ish-degëzimi sirian i Al Kaedës që quhej Al Nosra)”, njoftoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane./a.m.