Mësohet se klubi i Barcelonës është e interesuar që ta transferoj veteranin e Chelseat, Branislav Ivanoviç, gjatë sezonit kalimtar të janarit.
Thuhet se katalunasit janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, që ta mbulojnë hapësirën e lënë nga Dani Alves, i cili u largua gjatë verës, transmeton “Zëri.info”.
Ivanoviç nuk ka startuar nën urdhrat e Antonio Contes, që prej humbjes 3:0 nga Arsenali, gjatë muajit shtator dhe një largim i serbit duket mjaft i mundshëm, përgatiti “ZËRI”. (b.an)