Sot në orën 12:00, kryeministri Edi Rama do të jetë në bisedë live jo vetëm me gazetarët, por edhe me publikun e gjerë, përmes rrjeteve sociale.
Ai i ka ftuar qytetarët që ta pyesin për gjithçka në Facebook e Twitter, ndërkohë që biseda do të transmetohet direkt edhe në televizion.
“Konferenca tradicionale e fundvitit, kesaj radhe do te zhvillohet live ne Facebook&Twitter, ne te njejten kohe me bashkebisedimin me gazetaret. Pyetjet tuaja mund t’i postoni duke filluar qe tani, me hashtagun #EdiRamaPËRGJIGJET”, shkruan Rama në Facebook në postimin e bërë që prej katër ditësh.
d.i.