Ambasada amerikane në Tiranë, ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, për t’u uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri. Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, është publikuar një kartolinë grafike me atmosferë festat e fundvitit, ku në qendër janë ambasadori Lu, bashkëshortja e tij, stafi ambasadës dhe në sfond Universiteti i Tiranës. Ambasada ka vlerësuar në këtë mesazh komunikimin me qytetarët përgjatë vitit 2016, si dhe shprehet e gatshme se kushdo që ka ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, do t’i përgjigjet
Mesazhi i ambasadës:
Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!
Me. Ar