Sipas Shtëpisë së Bardhë, këta agjentë kanë hakuar votimin duke favorizuar fitoren e manjatit të pasurive të paluajtshme Donald Trump. Sipas raporteve nga “New York Times”, Washington u ka lënë kohë vetëm 72 orë agjentëve rusë të inteligjencës për t’u larguar nga SHBA. Presidenti Barack Obama ka marrë disa vendime të rëndësishme, pak para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Ai ka urdhëruar edhe vendosjen e disa sanksioneve kundër udhëheqësit të qeverisë ruse, Vladimir Putin duke u shprehur se lëvizjet e fundit të Rusisë janë të rrezikshme dhe se amerikanët duhen të marrin masa. Ndërkohë nga ana tjetër Rusia ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet Presidenciale në SHBA.