Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandateeve për kryebashkiakun Elvis Rroshi dhe deputetët Dashamir tahiri dhe SHkblqim Selami që përfaqësonte këtë forcë.
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, në një prononcim për mediat tha se mbështet qëndrimin e KQZ për dekriminalizimin.
Rama shtoi se është jetik fakti që të rikthehet besimi i qytetarëve tek politika, duke shtuar se LSI inkurajon institucionet për vijimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
“Procesi i dekriminalizimit të kthejë besimin qytetar tek politika. LSI inkurajon institucionet për zbatimin e ligjit te dekriminalizimit. LSI e vendosur të krijojë në politikën shqiptare standarde euroamerikane të angazhimit në politikë. Ligji për dekriminalizimin, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit” tha Rama./a.m.