Presidenti i Filipineve nuk di të ndalet me deklaratat e tij bombastike.
Më së fundi ai është shprehur se ai do të hedh nga avioni të gjithë zyrtarët e korruptuar, çka e ka bërë edhe më parë.
“Nëse je i korruptuar, do të detyroj të hipësh në një helikopter për në Manila dhe do të hedh poshtë”, kështu u shpreh Duterte i cili prej kohësh i ka shpallur luftë korrupsionit dhe trafikantëve të drogës.
“Unë e kam bërë edhe më parë, pse të mos e bëj sërish”, shtoi presidenti.
Sigurisht që deklaratat e tij shokojnë pasi nuk ka kaluar as një muaj kur ai u shpreh se ka vrarë me duart e tij persona të cilët dyshonte se ishin të rrezikshëm.
Duke mos harruar edhe fjalimet ku ofendon shumë krerë botërore dhe organizma të rëndësishëm.
shqiptarja.com/d.i.