Ka kaluar Rezoluta për rrënimin e murit në veri, që sipas rezolutës do të ndodhë brenda muajit janar.
Votimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës ka filluar me një fjalim të deputetit Daut Haradinaj, që përsëri ka kërkuar dorëheqjen e Edita Tahirit, që sipas disa dokumenteve të prezantuara nga ai, ajo nuk e ka duruar presionin për ta hequr murin që ia ka bërë Brukseli.
Lekaj ka lexuar rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare, transmeton Koha.net.
“Të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës, kjo të ndodhë në muajin janar. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për që është në ndërtim e sipër, i njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje.
Qeveria e Kosovës të merr masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta të mos i ndryshohen elementet që i kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohet muri dhe shkallët. Të bëhet e mundur që të kthehen qytetarët në pjesën veriore dhe jugore të vendit”, tha ai, transmeton Koha.net. Ajo kaloi me 76 PRO, 2 KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM.(b.an)