Kombet e Bashkuara rrëzojnë pretendimin e Presidentit Bujar Nishani për çështjen e parkut të lojërave tek liqeni. Në përgjigje të shkresës së Bujar Nishanit, OKB ka theksuar se vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë kjo çështje mund të trajtohet në këtë instancë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tonight Ilva Tare”, ku theksoi se OKB i ka sugjeruar që të presë më parë verdiktin e institucioneve gjyqësore në Shqipëri.
“Kam dijeni nga OKB-ja, e cila momentalisht fatkeqësisht për Presidentin është shumë e zënë me çështjen në Siri nuk ka pasur kohë për këndin e lodrave. Përgjigja që kam pasur nga OKB-ja ka qenë që është jo serioze që Presidenti të kërkojë që dokumenti të mbetet konfidencial. Pra, Presidenti i ka kërkuar OKB-së që ta mbajë konfidenciale, ndërkohë që OKB-ja ka thënë se ne jemi institucion transparent dhe patjetër do ta vëmë në dijeni Bashkinë e Tiranës për këtë. Jemi vënë në dijeni dhe përgjigja ka qenë: vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit të pretendimeve të Presidentit në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë mund të shikojmë nëse nuk është ofruar drejtësi në Shqipëri. Ishte një mënyrë për t’i thënë Presidentit je kryetar i sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe vjen e qan në OKB”, tha Veliaj.
Veliaj theksoi se ndërtimi i këtij parku ka qenë një nga idetë më të mira.
“I qëndroj idesë që këndi i lojërave është një nga gjërat më të mira që kam bërë. Për fatin e tij të keq ky President do të ketë zero vend në histori. Do mbahet mend si një prishës i këndit të lodrave. Në morinë e probleme që ka Shqipëria, mund të ishte marrë me gjakmarrjen, me të varfrit. Bashkia e Tiranës ka bërë tre”, tha Veliaj.
Ndërkohë që deklarata e Veliajt konfirmohet edhe nga korespondenca e publikuar në faqen e OKB-së e shkëmbyer mes Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Florian Nuri dhe zyrtarit të lartë të OKB-së, Jonas Ebesson
Me poshte gjen korrespondencën së cilës iu referua dje Veliaj në emision. Të gjitha materialet janë të publikuara në faqen e OKB-së. Links janë si më poshtë:
Letra e dërguar nga Presidenca, nga Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri
Pergjigja nga Jonas Ebesson (Arhaus Convention)
Pergjigja e fundit nga Jonas Ebesson (Arhaus Convention)
http://www.unece.org/fileadmin