Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vrakës, kur një Benz E Class me targa AA 352 LD, ka përplasur për vdekje kalimtarin.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili është rreth 50 vjeç, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Policia e Shkodrës ka ngritur dhe një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.12.2016, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, vendi i quajtur Vrakë ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
shqiptarja.com/d.i.