Një numër rekord emigrantësh janë larguar vullnetarisht nga Gjermania këtë vit. Ky numër është sa dyfishi i numrit të emigrantëve të dëbuar vitin e kaluar.
Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, raporton se këto të dhëna nga Zyra e Emigracionit dhe Refugjatëve për periudhën janarnëntor.
Shumica e emigrantëve janë kthyer në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh, prej 15 mijë persona. Kurse Serbia, Iraku dhe Kosova kanë përkatësisht nga 5 mijë emigrant të kthyer.
Gjatë vitit 2015, Gjermania pati një fluks rekord prej 890 mijë azilkërkuesish.
Qeveria gjermane po përpiqet që të riatdhesojë sa më shumë
emirgantë, nisur edhe nga kritikat ndaj kancelares Angela Merkel.
Emigrantët që largohen vullnetarisht, ndryshe nga ata që dëbohen, marrin ndihmë financiare.
Gazeta gjermane shkruan se kjo shumë për një familje me pesë
pjesëtarë arrin në 4 200 euro. Panorama/d.i.