Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa me datën 27 dhjetor vlera mesatare ditore ka qenë 45.3µg/m3, e cila është brenda vlerave standarde te lejuara.Edhe sot përqendrimi i PM10 është brenda vlerave te lejuara, raporton Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë.
Ndërsa përqendrime me ndotësin PM2.5 kanë arritur vlerën maksimale e mesatares ditore deri në 40.1µg/m3.Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i kushteve të përshtatshme për shpërndarjen dhe depozitimin e lëngët (përmes reshjeve) të ndotësve që emitohen, përgatiti Koha. (b.an)