E kaurdisim spinaqin në ujë të vluar, pastaj e vëmë në kullesë dhe e shplajmë me ujë të ftohtë.
E presim imët dhe e vendpsim një një enë të thellë. Shtojmë sallamin e prerë në kube, djathin e grirë, dy vezë, kripë e piper. E përziejmë, derisa të fitojmë një mase homogjene.
Ne tavolinën hedhim miell dhe sipër vëmë petën e parë, së cilës i shtojmë miell përsipër, më pas hedhim nga masa me spinaq. E mbështjellim petën që të mos derdhet. Në të njëtën mënyrë veprohet edhe me petën e dytë.
Në tavë hedhim vaj dhe vendosim roletë. Në enën me të verdhën e vezës hedhim vaj dhe e rrahim me pirun. I lyejmë roletë me vezën e rrahur, me furçë kuzhine. Tavën e vëmë në furrë, për 30 minuta në 200 gradë.
Roletë e pjekura i presim në copa. Në pjatë mund të zbukurohet me dy feta kaçkavalli apo me diçka tjetër, sipas shijes.