Rrisni imunitetin gjatë muajve të ftohtë të dimrit me antioksidantët e boronicave dhe vitaminën C, e cila gjendet te mollët dhe luleshtrydhet. Nëse dëshironi që të shijoni kënaqësinë unike dhe me vitamina, atëherë patjetër duhet ta bëni këtë pije.
Ajo që ju nevojitet është që të lexoni me vëmendje përbërësit dhe të kënaqeni me pijen magjike.
Përbërësit:
1/4 e filxhanit (50 ml) boronica
4-5 luleshtrydhe të mëdha
1 mollë e vogël
1 lugë gjellë (15 ml) shurup pane
1/4 e filxhanit (50 ml) boronica të kuqe, të thata
1 1/4 e filxhanit (300 ml) ujë
Vendosini përbërësit në një grirëse(Blender), derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.
Vlerat ushqimore: 100 kalori, 26 g karbohidrate, 0 g yndyrë, 1 g proteina, 4 g fibra, 3 mg sodium.
BW/d.i.