Cristiano Ronaldo është shprehur tejet i lumtur pas u shpall “Lojtari më i mirë për vitin 2016” nga “Globe Soccer”.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka përsëritur se viti 2016 është më i miri në karrierën e tij, si në aspektin individual, po ashtu edhe në atë ekipor – pas çmimit tjetër që mori mbrëmjen e së martës, duke u shpallur më i miri për vitin 2016 nga “Globe Soccer”, transmeton Gazeta Express.
“Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor – ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time. Fituam Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës e kupën e Botës për Klube me Real Madridin, derisa me Portugalinë fituam titullin e parë Evropianë. Fitova gjithashtu Topin e Artë, nuk mund të kërkojë më shumë”, tha fillimisht Ronaldo.
“Dua t’ua rikujtojë atyre që kanë dyshime në mua, Real Madridin e Portugalinë, se fituam gjithçka”, ka shtuar Ronaldo, shkruan AS. (b.an)