Ndërtesa Trump Tower në New York është evakuuar derisa njerëzit të tmerruar u panë duke ikur nga ndërtesa për shkak të një kutisë së dyshimtë, transmeton koha.net.
Ndërtesa që gjendet në Manhattan, që është shtëpia e Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe familja e tij, është boshatisur.Fotografi të postuara online nga njerëzit që gjendeshin aty, kanë shfaqur njerëzit duke ikur nga ndërtesa.
Dhjetëra spektator janë mbledhur në rrugën Fifth Avenue, derisa në vend të ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit. Trump nuk ishte në ndërtesë, në momentin e evakuimit.
Policia e New Yorkut ka gjetur se “pakoja e dyshimtë” ishte një pako e mbushur plot me lojëra të fëmijëve. (b.an)