Shqipëria është prekur nga i ftohti ndërkohë ditët në vijim sinoptikanët parashikojnë temperatura të acarta deri në 10 gradë celcius.
Por, diçka e rrallë po ndodh përtej Adriatikut, në shtetin italian ku temperaturat në disa rajone shkojnë deri në 20 gradë celcius, temperaturë e denjë për stinën e pranverës. Temperaturat e larta janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, kryesisht në qytetet e Milanos, Bergamos, Monzas, Comos etj.
Këto temperatura thyejnë rekordin për muajin Dhjetor.
Këto temperatura janë shfrytëzuar më së miri nga banorët dhe turistët që shëtisin lirshëm me bluza verore./a.m.