Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po bën ndërhyrje në nënstacionet e Tiranës për të garantuar energjinë gjatë ditëve të fundit të vitit.
Në nënstacionit e Selitës po bëhen ndërhyrje për fuqizimin e tij për t’i paraprirë ngarkesave të energjisë. Në disa zona në kryeqytet nuk ka pasur rrymë për shkak të këtyre punimeve të cilat do të përfudnojnë brenda ditës së martë.
Gjithsej janë tre fidra të rinj 20 kilovolt që do lidhen me këtë nënstacion duke kompletuar kështu fuqizimin e rrjetit për pjesën jugore të kryeqytetit.
Një pjesë e mirë e furnizmit ka kaluar tek nënstacionet e tjera, por gjithësesi ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës. Punime po kryhen edhe në nënstacionin e Kasharit duke lënë pa energji 7 kabina të zonës së Yzberishtit.
Operatori i Shpërndarjes së energjise deklaron se me këto punime mbyllet fuqizimi i rrjetit kryesor, duke shmangur kështu mbingarkesat që ndodhin në festat e fundvitit./tch/a.k