N/ kryetari bashkisë Rustem Nuzi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa në motivacionin shoqërues shprehet se vendimin e ka marrë për t’u hapur rrugë elementëve të rinj. Dorëheqja nuk është pranuar nga kryetari i bashkisë, Nezir Rizvani i zgjedhur nga radhët e PD, por Nuzi është shprehur se vendimi i tij është i parevokueshëm.
Rustem Nuzi është kontaktuar edhe nga Report Tv për shpjegimin e arsyeve që e shtyn drejt këtij vendimi, por i ka qëndruar deklaratës zyrtare që ka paraqitur. Kjo është hera e parë që në Shqipëri një drejtues institucioni jep dorëheqjen për t’u hapur rrugë të rinjve, edhe pse vështirë të besohet se kjo ka qenë arsyeja e vetme e vendimit të Nuzit.