Policia e Tiranës ka arrestuar 22 vjeçarin Indrit L. banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij R. M, 60 vjeçe. Sipas policisë, i riu përveç dhunës psikologjike ndaj nënës së tij, i ka vjedhur kësaj të fundit edhe sende të ndryshme shtëpiake dhe bizhuteri me vlerë. 22 vjeçari nuk është i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i dënuar edhe për vepra të tjera penale.
ma.me