Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar të hënën liderët e disa ish-republikave sovjetike në Shën Petersburg. Takimi është zhvilluar në 25-vjetorin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një intervistë televizive se Putin beson se kolapsimi i Bashkimit Sovjetik më 1991 ka qenë një fatkeqësi, shkruan Rel.
Derisa shpërbërja nuk mund të zhbëhet, Putin beson se “është i nevojshëm një integrim i ri në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Peskov.
Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Taxhikistani dhe Kirgizia, si anëtarë të Unionit Ekonomik Euroaziatik, kanë ndjekur samitin në Shën Petersburg, përgatiti Express. (b.an)