James Rodriguez po kalon momente të vështira në karrierë. Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, po kalon momente të vështira te Real Madridi. Trajneri francez, Zinedine Zidane, nuk po i beson shumë kolumbianit, të cilit po i jep më së paku minuta nga gjithë lojtarët që ka në skuadër, transmeton Gazeta Express.
Por, disa statistika të publikuara nga “OptaJose”, tregojnë se James nuk po luan në Madrid shkaku se Zinedine Zidane nuk e pëlqen lojtarin dhe nuk bën pjesë në planet e tij, jo për shkak të kualiteteve të kolumbianit.
Që nga trasnferimi i tij në Madrid, James Rodriguez ka qenë i përfshirë në 44 gola për Real Madridin (21 gola – 23 asistime), më shumë se çdo mesfushorë tjetër në La Liga.
James ka qenë më efektiv se Ivan Rakitic, Toni Kroos, Isco, Koke i Atletico Madridit e shumë të tjerë. Shikoni më poshtë statistikat që tregojnë se Zidane po e nënvlerëson 25 vjeçarin, citohet ”Express”. (b.an)