Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Alexander Alexandrovich, ka dalë me deklaratë negative ndaj votës së Serbisë kundër Rezolutës së OKB-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime.
“Për këtë, ky qëndrim mund të kthehet kundër Serbisë dhe Ukraina mund të mos e njohë Kosovën si pjesë të Serbisë si kundërpërgjigje. Me fjalë të një proverbi anglez, Serbia e ka qëlluar veten në këmbë”, ka thënë ai në një intervistë dhënë “Neë Serbian Political Thought”.
“Ka pasur një traktat në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, sipas të cilit Jugosllavia mbetej një shtet i unifikuar. Por sot, ky traktat nuk ekziston, dhe Serbia do të copëtohet nga lojtarët e mëdhenj.
Është tragjedi e politikës suaj neutrale. Është më mirë të zgjedhësh njërën anë në vend se të provosh të mbrohesh nga të gjithë. Për shembull, Ukraina është duke i korrur frytet e neutralitetit të saj”, ka thënë Ambasadori, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se më 19 dhjetori, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një Rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën Autonome të Krimesë dhe në qytetin e Sevastopolit.
Dokumenti dënon shkeljet e rënda dhe abuzimet kundër banorëve të Krimesë, përfshi edhe vrasjet jashtë gjyqësisë, kidnapimet, zhdukjet, ngacmimet kriminale të motivuara politikisht, diskriminimin, frikësimin, dhunën, torturën dhe shkelje tjera të të drejtave të njeriut në Krime.
Rezoluta i bën thirrje Rusisë së pushtet okupues t’i përmbahet obligimeve të veta në pajtim me ligjin ndërkombëtar dhe menjëherë të lirojë qytetarët ukrainas të ndaluar ilegalisht dhe të dënuar pa përfillur normat themelore të Drejtësisë. 26 vende, përfshi edhe Serbinë, votuan kundër këtij dokumenti, përgatiti Express. (b.an)