Efektivët e policisë Greke pranë qytetit të Artas kanë arrestuar një shqiptar, pasi në makinë iu gjetën jo pak por katër thasë droge.
Por e habitshmja nuk është droga më shumë sesa fakti se makina ishte kabriolet dhe thasët ishin pozicionuar në mënyrë të dukshme për syrin.
Policia sekuestroi 14 kg të paketuar në thasë, duke dhënë informacionin se një tjetër shtetas shqiptar është vënë në kërkim, pasi drejtuesi i mjetit kabrio, në fakt nuk është pronari i makinës. Të arrestuarit, i moshës 28 vjeç, iu sekuestruan edhe 85 Euro si dhe dy celularë.
Ai akuzohet për trafik droge dhe posedim të lëndëve narkotike./java/a.k