Familja Nika ne lagjen Gostil të qytetit të Kukësit do t’i kalojë festat e fundvitit në qiell të hapur dhe në kushtet të mjerueshme.
Kryefamiljari Rustem Nika thotë se prej 5 vitesh jeton në një dhomë me qira në kushte ekstreme varfërie me bashkëshorten, motrën dhe djalin e saj i sëmurë nga probleme të shëndetit mendor.
E vetmja e ardhur sigurohet nga mbledhja e kanaçeve dhe kempi 10 mijë lekë të reja që nipi merr çdo muaj për paaftësinë e tij. Apeli i tij është për një mundësi punësimi.
“Duke vujt boll. I kam thënë bashkisë, prefektit. Nuk kanë bërë asgjë”, thotë Nika për Ora News.
Pesë vjet më parë shtëpia e familjes Nika u përfshi nga flakët, duke u shkrumbuar tërësisht, ndërkohë që pavarësisht kërkesës për banesë sociale pranë bashkisë së Kukësit, ende sot, nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.