Aktorja e “Al Pazar” Oriana Cama vazhdon “çmenduritë” e saj në mes të Bulevardit në qendër të Tiranës, duke jetuar siç thotë ajo me 360 km në orë. Oriana njihet për imitimin e rolit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në programin e humorit “Al Pazar”. Nga video që vetë artistja ka publikuar në profilin e saj në “Facebook”, duket duke dëfryer e kërcyer pa asnjë kompleks në orët e vona të natës.
Por jo vetëm kaq, Oriana thërret edhe kalimtarët e rastësishëm dhe pasagjerët e makinave të rastit për të kërcyer nën ritmet e muzikës që ka në sfond. Një grup vajzash të entuziazmuara i janë afruar dhe kanë filluar të kërcejnë bashkë me të. Ja çfarë shkruan ajo në “Facebook”: “Super mega Krishtlindjet e mia! Ju thashë që jetoj me 360km ne orë! Kur Ori Cama bën 7 goca të pa njohura me njëra-tjetrën të kërcejnë në mes të Tiranës! Ndër të rralla netë që e dua këtë qytet!”
Kjo nuk është hera e parë që Oriana del dhe kërcen në mes të rrugës. Muaj më parë ajo ka dalë në rrugë me një kaskë në kokë, por nuk ka vonuar policia. Një nga policët ka gjetur rastin edhe ta propozojë për martesë, por ajo ka refuzuar me “lezet”. Më vjen keq shkruajti Oriana në statusin e saj, “I only date kriminals..dhe ja futa vrapit!”, ka shkruajtur ajo në profilin e Facebooku-t.