Ben Blushi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 68-vjeçare të aktorit Bujar Lako si pasoje e një ataku kardiak. Blushi shprehet se Lako ishte aktroi më i çuditshëm dhe ndoshta më i guximshëm në vitet kur kinemaja ishte e vetmja dritare në Shqipërinë e mbyllur te diktaturës. Më tej ai u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Bujar Lako ishte aktori më i çuditshëm dhe ndoshta më i guximshëm i viteve kur kinemaja shqiptare ishte e vetmja dritare në Shqipërinë e mbyllur te diktaturës. Në ato kohë Bujarin e shihja të paktën dy herë në ditë. Paradite në bulevardin e Tiranës ku bashkë me miqtë e mi ëndërronim të kishim një mjekër si e tij dhe çdo darkë në televizor kur ai luante si një demon i zbutur nga arti. Tani që nuk është më ecja e tij e vetmuar në bulevard më duket sikur ka qenë roli i tij më i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve që e humbën”, shkruan Blushi.