I riu pranon krimin e kryer ndërsa procesi ndaj tij po zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe në përfundim masa e dënimit ndaj tij do të ulet me 1/3.
Ndaj Manellarit janë zhvilluar 3 seanca ndërsa më 17 Janar prokuroria e tiranës do të paraqes konkluzionet duke kërkuar dënimin e tij për dy vepra penale atë të aksidentit prej shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugorë dhe largimit nga vëndi aksidentit.
Si provë e akuzës ndaj të riut janë përdorur dhe pamjet filmike nga kamera e sigurisë e cila fiksoi aksidentin i cili në 30 sekonda i mori jetën Dhurata Priftit dhe rrezikoi dy fëmijët e saj.
Më 13 Korrik Manellari aksidentoi për vdekje Priftin në aksin e Unazës pranë arkivit të shktetit njohur ndryshe si kryqëzimi Jordan Misja dhe pas aksidentit u largua duke u dorëzua pas 3 orësh në polici. /MA.ME