Aktori Mevlan Shanaj ka qenë një ndër miqtë e aktorit të famshëm Bujar Lako. Kolegë në film e miq në jetën reale, Shanaj e ka hedhur me dy rreshta dhimbjen pasi mësoi ndarjen nga jeta të Bujar Lakos.
“Klithme nga qielli nga shpirti, gjithe ajri me merr frymen , ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshem theres qe ne miqte si edhe familja e kemi te pa perballueshem”, shkruan Shanaj ndërsa publikon dhe një foto me mikun e tij.
Shanaj e Lako kanë luajtur sëbashku shumë role, por më i famshmi ka qenë filmi “Ballë për ballë”.
Edhe aktorja Raimonda Bulku ka folur për vdekjen e Lakos, duke e quajtur atë një humbje të madhe për artin shqiptar. “Bujari ishte aktor me ndjesi të jashtëzakonshme, një ikonë e filmit. Arti shqiptar do ta ndjejë humbjen e tij”, tha Bulku, në një bisedë telefonike me Report TV.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shkroi në Facebook për ndarjen nga jeta të aktorit: “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.
Ndërsa Pandeli Majko shkruan: Ditë e trishtë për të gjithë ne. Aktori Bujar Lako ndërroi jetë. Ishte cilësia e kohës së vet”.
d.i.